close
Rajoni

Ambasadori rus në Beograd: Qëndrimi për Kosovën s’ka ndryshuar

026e0000-0aff-0242-a462-08da0bf2e005_cx45_cy14_cw39_w1023_r1_s

Ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksandr Bocan Kharchenko, tha se “nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë ndryshim në qëndrimin e Federatës Ruse, sa i përket çështjes së Kosovës”.

“Ne nuk e njohim Kosovën. E mbështesim Beogradin, në mënyrë aktive, në forumet ndërkombëtare, veçanërisht në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Gjithçka në lidhje me ndryshimet e pretenduara në pozicionin e Rusisë është shpikur, me qëllim të prishjes së marrëdhënieve Moskë-Beograd dhe me qëllim që Serbia t’iu bashkohet masave anti-ruse”, tha Kharchenko për gazetën serbe Politika.

Më 26 prill, presidenti rus, Vladimir Putin, e ka krahasuar Kosovën me dy rajonet separatiste në Ukrainë, Donjeckun dhe Luhanskun, të njohura bashkërisht si Donbas. Rusia, ashtu si Serbia, nuk e njeh pavarësinë e Kosovës./REL

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia