close
Rajoni

AMBASADORI SCHIEB: KOSOVA KUSHT PËR INTEGRIMIN E SERBISË

21316896845d94546ecda3c079798438_v4_big

‘Nuk ka format të ri për dialogun Beograd-Prishtinë’


Formati i dialogut Kosovë-Serbi nuk ka për të ndryshuar: ai do të zhvillohet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Kështu ka deklaruar ambasadori i Gjermanisë në Beograd, Thomas Schieb. Megjithatë, në një intervistë për median në Beograd, diplomati gjerman, ka lënë të kuptohet se Brukseli po shqyrton mundësinë e caktimit të një ndërmjetësi të posaçëm.

Thomas Schieb, ambasador i Gjermanisë në Beograd, i ka vlerësuar si të mira marrëdhëniet e vendit të tij me Serbinë, por në të njëjtën kohë ka konfirmuar se ka dallime sa i përket çështjes së Kosovës. Duke folur për televizionin proqeveritar PRVA, ambasadori  Schieb tha se Gjermania anagazhohet për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit e Prishtinës.

Sipas tij, zgjidhja e çështjes kosovare është kusht që Serbia të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. Duke shprehur shpresën se dialogu do të zhbllokohet, pas zgjedhjeve të gjashtë tetorit në Kosovë, edhe me heqjen e tarifave për mallrat serbe, të vendosura nga Qeveria Haradinaj, ambasadori i Gjermanisë, ka folur edhe nëse vendi i tij, por edhe Franca, kanë strategji për të çuar përpara negociatat e ndërprera: ‘Gjermania dhe Franca vazhdojnë të mbështesin, procesin e dialogut, por formati do të jetë i njëjtë: Beogradi dhe Prishtina dialogojnë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe të përfaqësuesit të ri Borelit. Po mendohet nëse do të ketë edhe ndonjë të dërguar të posaçëm i cili do të jetë kompetent pikërisht për procesin e dialogut. Nuk do të krijojmë format të ri, por dëshirojmë të mbështesim dialogun me shpresën se do të kemi edhe ndonjë lëvizje përpara,’- transmeton TV Klan Macedonia deklaratën e ambasadori gjerman në Beograd.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, i ka deklaruar të mërkurën televizionit shtetëror se si për shkak të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës paska shëprthyer një konflikt i madh mes Departamentit të Shtetit dhe Kongresit amerikan me kryeprotagonistë Sekretarin Mike Pompeo dhe kongresistin Eliot Engël. /Klan Macedonia/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia