close
Vendi

AMBASADORJA AMERIKANE VIZITOI KREUN E BFI-së

70731518-9279-4C11-BEEB-5BC6EF1D3B6B

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Shkup, Ekselenca e saj Kate Mary Byrnes vizitoi Kryetarin e BFI, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai në selinë e Rijasetit të Bashkësisë Fetare Islame.

Fillimisht, sic thuhet në një komunikatë nga Rijaseti i BFI-së,  Ambasadorja e SHBA-ve, znj. Kate Mary Byrnes ia uroi zgjedhjen në krye të BFI-së Reisul Ulemasë dhe i dëshiroi shëndet dhe suksese në drejtimin e BFI në të ardhmen.

Nga ana tjetër, Kryetari i BFI, e falënderoi mysafiren e çmuar për vizitën e lartë, përkrahjen dhe mbështetjen e pa rezervë që ka BFI nga Ambasada Amerikane si dhe për urimet e bashkëngjitura me dëshira të sinqerta, për një udhëheqje sa më të mirë, të drejtë, efikase dhe frytdhënëse.

Kryetari i BFI-së H. Hfz Shaqir ef. Fetai, gjithashtu e njoftoi Ekselencën e saj Kate Mary Byrnes me organizimin dhe funksionimin e BFI-së në këtë periudhë si dhe për planet dhe projektet që do të ndërmerren në të ardhmen nga institucioni më i lartë fetar Islam në vendin tonë.

Në fund të takimit Reisi H. Hfz. Shaqir ef. Fetai në shenjë mirënjohjeje dhe vlerësimi i dhuroi Ekselencës së saj znj. Kate Mary Byrnes një pikturë të Xhamisë së Pashës (Xhamia e Larme) në Tetovë, pasi Ambasada Amerikanë ka dhënë kontribut të madh në restaurimin e kësaj xhamie me vlerë të madhe kulturore dhe historike – thuhet në komunikatën e Rijasetit të BFI-së. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia