close
Top LajmeVendi

AMBASADORJA KEJT BËRNS E PRET MAQEDONINË NË NATO

Screenshot_5

Ambasadorja e re amerikane në Maqedoni, Kejt Meri Bërns, sot ua dorëzoi letrat akredituese presidentit të shtetit Stevo Pendarovski dhe ministrit për Punë të Jashtme Nikolla Dimitrov. Ajo i dëshiroi mirëseardhje Maqedonisë së Veriut në NATO, dhe premtoi angazhime të mëtutjeshme për mbështetje të vendit në luftën kundër korrupsionit dhe sundimin e së drejtës. Presidenti Pendarovski dërgoi përshëndetjet e tij deri te Donal Tramp në Uashington.

Diplomatja, Kejt Meri Bërns, me prejardhje nga Florida, deri vonë zëvendësudhëheqëse e misionit amerikan në Athinë, me dorëzimin e letrave akredituese prej sot edhe zyrtarisht e filloi mandatin e saj si ambasadore në Maqedoninë e Veriut. Si njohëse e rajonit, sidomos jugut të Ballkanit, Presidentit Stevo Pendarovski i dëshiroi mirëseardhje të vendit në NATO, një nga qëllimet e përbashkëta të realizuara që nga vendosja e marrëdhënieve midis Shkupit dhe Uashingtonit, para 25 viteve.

“Si partnerë, marrëdhëniet tona do të bëhen më të fuqishme, të lidhur përmes angazhimit tonë për paqe, siguri dhe përparim në rajon dhe më gjerë. Më shumë se 25 vite punojmë së bashku dhe arritëm shumë – ta shohim Maqedoninë e Veriut plotësisht të integruar në institucionet perëndimore, e përkushtuar në vlerat tona të përbashkëta – demokraci, liri individuale, dhe sundimi i së drejtës.”deklaroi Kejt Bërns, Ambasadore e SHBA-ve

…Jam e lumtur ta vazhdoj këtë punë…

 Kejnt Bërns, siç theksoi në video mesazhin e publikuar para një jave, dhe sot e përsëriti – përpiqet që edhe mëtutje të promovojë stabilitet për të ardhme pozitive të vendit, përmes institucioneve të fuqishme, si dhe mbështetje në luftën kundër korrupsionit dhe përforcim i sundimit të së drejtës. Për këto qëllime, posaçërisht me shembujt e tij u angazhua edhe paraardhësi i saj Xhes Bejli, i cili u largua para disa muajsh. Presidenti Pendarovski u përgjigj me mirënjohje, në mënyrë të veçantë për mbështetjen e Uashingtonit për realizimim e qëllimit strategjik – integrimin e Maqedonisë në strukturat euro-atlantike.

“Qëndrojmë bashkë me SHBA-të në luftën kundër terrorizmit. Jemi të vendosur të vazhdojmë në drejtim të promovimit të mëtejshëm të vlerave universale që i ndajmë bashkë. Besoj fuqishëm se në periudhën që vjen, do të vazhdojë mbështetja parezervë nga SHBA-të për realizimin e aspiratave tona euro-atlantike.”- shprehet Presidenti i RMV-së Stevo Pendarovski.

Pendarovski, përveç që e përshëndeti personalisht presidentin amerikan Donald Tramp, pret që së shpejti edhe në Uashington të ratifikohet protokolli për anëtarësim të Maqedonisë në NATO, proces i cili autoritetet në Shkup do të donin të përfundojë në dhjetor të këtij viti, kur Aleanca do të shënojë shtatë dekada nga themelimi i saj. /Biljana Georgievska/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia