close
Vendi

ANALISTËT: FUSHATA NEGATIVE MESAZH I KEQ PËR VOTUESIT

Screenshot_5

Është një traditë e vjetër në Maqedoni që subjektet politike të merren me fushatë negative se sa të promovojnë ndonjë vizion apo të kthejnë optimizmin te qytetarët për të ardhme më të mire. Në këtë mënyrë e  ka cilësuar javën e parë të fushatës analisti Albert Musliu.

“Unë mendoj se pjesëmarrësit tjerë në opinion u sugjerojnë subjeteve politike se kampanja negative nuk sjell vota tjera, ashtu që më shumë e përdorin për konsolidimin e aradhëve të veta për diskriditimin e oponentit se sa për promovimin e ndonjë ideje apo platforme që qytetarëve do tju jepte optimizëm apo vizion për të ardhmen”,tha Musliu.

Ndërkaq analisti Petar Arsovski thotë se vendi tashmë një kohë të gjatë është në periudhë parazgjedhore dhe sic po kalon koha, ashtu edhe rriten tensionet mes partive politike. Sipas tij nuk do të zgjidhen mjete për arritjen e qëllimeve politike.

Sa u takon “bombave” kjo duhej të pritej, për shkak se tensionet e larta do t`I detyronin partitë, në vecanti të bllokut maqedonas, ta nxjerrin të gjithë arsenalin që e kanë në dispozicion, për shkak se për të dy partitë impenjimi është shumë I madh dhe nuk do të kursehen mjete dhe pres që një fushatë e tillë të vazhdojë, retorika negative nuk do të ulet, por do të shohim se si kjo do të perceptohet nga votuesit dhe në jehonën e tyre ditën e zgjedhjeve. Realisht ne nuk jemi ballafaquar me kësi situate në zgjedhje, është vështirë të parashikohet se si do të veprojnë votuesit ndaj retorikës dhe daljes në vendvotime”,tha Arsovski.

E gjithë kjo që u tha më lartë, sikurse e konfirmon tezën e analistit Xhelal Neziri I cili duke u bazuar në disa anketa, thotë se jehona e votuesve në këto zgjedhje ka për të qenë e vogël, në krahasim me ciklet paraprake zgjedhore.

“Ajo që edhe anketat e tregojnë, mirëpo që është pritshmëri edhe e imja personale është se kësaj radhe do të kemi një dalje të ulët në zgjedhje. Deri më tani tradicionalisht në cdo cikël zgjedhor kanë votuar 1milionë e 100 mijë apo 200 mijë votues aktiv në RMV, ndërkohë që pritjet janë që në këto zgjedhje ai numër të jetë nën një million”,tha Neziri.

Ndërkohë beteja epidemike për pushtet sikur e ka shtyrë në plan të dytë luftën kundër pandemisë së koronavirusit  me shifra të përditshme tepër shqetësuese për numrin e viktimave e të të prekurve./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia