close
Top LajmeVendi

ANALISTËT KOMENTOJNË DEKLARATËN E DIMITROVIT

Photo Collage Maker_2022_01_13_04_21_48

GEROVSKI: DIMITROV PO REAGON SI NJË PERSON I LËNDUAR


Njohësit e rrethanave politike kritikojnë deklaratat e Nikolla Dimitrovit, vlerësojnë se nëse ka pasur dyshime të tilla është dashur të reagojë nga pozicioni I anëtarit të rëndësishëm në Qeveri dhe jo të veprojë pasi ka parë se nuk do të jetë pjesë e përbërjes së ardhshme Qeveritare. Analisti Branko Gerovski thotë se ai personalisht ndan mendimin e njejtë me deklaratat e djeshme të Dimitrovit lidhur me bisedimet me Bullgarinë, por koha kur po bëhet reagimi, siç tha ai, jep përshtypje se Dimitrov vepron si një person i lënduar dhe jo i përgjegjshëm.

BRANKO GEROVSKI, BISEDË TELEFONIKE

“Këto janë çështje për të cilat nuk duhet dhe nuk mund të bisedohet dhe në këtë drejtim unë do të ndaja dyshimet e Dimitrovit që I tha dje. Nga ana tjetër e kritikoj Dimitrovin sepse ai kishte mundësi nga pozicioni I një anëtari të rëndësishëm në qeveri, t’I thotë dyshimet e tija dhe qëndrimin e tij, veçanërisht për shkak të faktit se thotë që bëhet fjalë për pozicione të rrezikshme. Një person apo politikan I përgjegjshëm kur sheh rreziqe I thotë, reagon, proteston, pavarësisht  pozicionit të tij, sepse tani jepet përshtypje, se ai po vepron si një person I lënduar, si person që nuk është pjesë e përbërjes së ardhshme qeveritare, apo ndonjë pozicioni tjetër që e ka dëshiruar. ”

Edhe analisti politik Albert Musliu vlerëson se kjo deklaratë e Dimitrovit nuk është korrekte dhe është dhënë në kohën e gabuar.

ALBERT MUSLIU

“Unë mendoj se ai nëse ka pasur shqetësime dhe papajtueshmëri me disa politika ose mënyrën se si është quajtur ajo politikë është dashur të reagon se dorëheqjen askush askujt nuk mundet të ja ndaloj nëse ato kanë qenë aq thelbësore është dashur të reagon më parë dhe të tërhiqet prej atij kolektivi ku ka marrë pjesë sepse Qeveria është strukturë kolektive nuk është strukturë individuale .Unë e vlerësoj si shqetësim të brendëshëm papajtueshmëri me faktin që nuk është pjesë e Qeverisë së re dhe nuk dua të spekuloj cilat janë shkaqet tjera.”

Gjatë ditës së djeshme zv kryeministri në largim për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov drejtoi Kritika për Qeverinë aktuale, ndërsa poashtu tha se nuk ka besim tek ministri I jashtëm Bujar Osmani, sa I përket çështjes me Bullgarinë. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia