close
Top LajmeVendi

ANALISTËT: VMRO-DPMNE-JA TË LIROHET NGA E KALUARA

Screenshot_2

“Fillimi i izolimit nga faktori ndërkombëtar”


Edhe përkundër të gjitha sugjerimeve të faktorit ndërkombëtar, por edhe atij vendor, kjo parti mbeti e ngurt në veprimin e tyre që rezultoi me shkarkimin e funksionarëve brenda kësaj partie, vlerësojnë njohësit e çështjeve politike zhvillimet e fundit në partinë më të madhe, opozita në vend.

“Kjo që ndodhi mbrëmë nuk është ajo që e bashkon popullin maqedonas, e kam fjalën për të gjithë qytetarët që jetojnë në Maqedoni. Mendoj se mbrëmë në VMRO-DPMNE sikur u realizua një hakmarrje ndaj ndonjërit, për shkak se ishte përcaktuar për një aksion të caktuar politik. Mendoj se ky veprim është i gabuar, por lë që vetë kjo parti t’i zgjidh këto probleme. Në vendet demokratike të mos ketë parti në pushtet dhe opozitë, nuk është demokraci, sepse opozita çdo herë është korrigjues i gabimeve që bën partia në pushtet.  Mendoj se do të gjinden forca në VMRO DPMNE që t’i regullojnë këto marrëdhënie, me qëllim që kjo parti të qëndroj në këmbë të shëndosha”.

Ndërkaq, anashkalimin nga ana e diplomatit amerikan Metju Palmer që të realizojë takime me kreun e shtetit Gjorge Ivanov dhe të VMRO DPMNE-së Kristijan Mickovski, bashkëbiseduesit e vlerësojnë si fillimin e izolimit politik të kësaj partie nga ana e faktorit ndërkombëtar.

“Mendoj se Mickovski e ka gabim. Vendet nga vinë këta përfaqësues kanë një demokracin të zhvilluar, dje ishte zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit Metju Palmer. Vlerësoj se nga ky gabim i Mickovsit rezultoi në mos realizimin e takimit”.

Uashingtoni në vazhdimësi ka kritikuar qasjen e partisë opozitare VMRO DPMNE për mosmbështetjen e marrëveshjes së Prespës dhe ndryshimeve kushtetuese që janë të domosdoshme për realizimin në tërësi të kësaj marrëveshje. Nga kjo parti kanë thënë mbrëmë se do të vazhdojnë komunikimin me faktorin ndërkombëtar, por nga ana tjetër, janë shkarkuar të ashtuquajturit “reformistë” dhe “mijalkovistë”, për të cilët thonë se kanë vepruar jashtë interesave partiake. /Lulzime Aliu/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia