close
Top LajmeVendi

ANGEL DIMITROV: RMV-ja S`ËSHTË GATI PËR FILLIMIN E NEGOCIATAVE

znaminja-zname-bugarija-makedonija-780×470

KOMISIONI I PËRBASHKËT HISTORIK RMV-BULLGARI MBLIDHET TË ENJTEN

RMV-ja nuk është gati t`I fillojë negociatat me BE-në, ka deklaruar për televizionin bullgar BNT, Profesori Angel Dimitrov, bashkëkryetari I Komisionit të Përbashkët Historik midis Bullgarisë dhe RMV-së. Ai ka thënë se Bullgaria dëshiron ta sheh vendin në BE, por gjithmonë ka një “por” që reflektohet nga gatishmëria e vendeve kandidate. Takimi I radhës I Komisionit do të mbahet të enjten.

ANGEL DIMITROV – KOMISIONI I PËRBASHKËT HISTORIK

“Do të bisedojmë për atë që jemi duke biseduar tashmë pesë takime me radhë. Jemi bllokuar në shekullin e 10, 11 – fundin e mbretërisë së parë bullgare, kohën e Car Samoilit dhe trashëgimtarët e tij. Nuk mbeti kohë të bisedojmë për festimin e përbashkët të Goce Dellcevit”

Sipas tij, ekziston një mosgatishmëri nga ana e RMV-së të punojë sipas parimeve karakteristike për çdo shkencë. Karakteristikë e shkencës së historisë është respektimi i fakteve – ka thënë Dimitrov.

ANGEL DIMITROV

“Për ata ky është një shteg I rrëshqitshëm, për shkak se nuk ka dëshmi historike që të flitet për ekzistimin e popullit maqedonas, shtetit maqedonas dhe Samoili të jetë mbreti maqedonas, që të nisim diskutime serioze”

Dje, Ministri I Jashtëm, Bujar Osmani deklaroi se janë intensifikuar dhe vazhdojnë bisedimet me Bullgarinë dhe se pritjet janë që Dhjetori të jetë targeti për arritjen e marrëveshjes./Klanmacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia