close
Vendi

ANGELOV NË FB: ZONJA DARDHISHTA BËHUNI ZONJË, ULNI PËRJETIMET PATRIOTIKE

SA

Pas një reagimi në FB të aktivistes së BDI-së, Shkodrane Dardhishta, se ende I kanë çizmet tek shtëpija e vjetër në tavan dhe se “s`jena jetima, as kena mbi mbas lufte” – sic percjell KlanM, ka reaguar Stojançe Angelov nga “Dinjiteti” duke pohuar se është I bindur se një retorikë e këtillë populiste, kërcënuese dhe ndezëse tashmë nuk kalon tek shumica e qytetarëve të RMV-së.

“Zonja Shkodrane Dardhishta, ju ndoshta ende I keni çizmet tuaja të vjetra në tavanin e shtëpisë së vjetër, por në stacionet tona të përbashkëta dhe kazermat e armatës kemi çizme të sofistikuara terreni. Besoj se dikush nga ju ende janë duke i fshehur armët e vjetra, por ne në armatën tonë të përbashkët kemi armë bashkëkohore dhe teknikë ushtarake. Ndoshta ju jeni gati që t`i nxjerrni “patikat” e bardha dhe të vishni “çizmet”, por disa prej nesh çizmet nuk I ka zhveshuar asnjëherë. Ndryshe, miqtë tuaj të dikurshëm sot janë  edhe miqtë tanë, kurse shteti ynë I përbashkët është anëtare e NATO-s” – shkruan Angelov në Facebook.

“Tekstin tuaj e përfundoni duke u kërcënuar; “Mos luani me zjarr, se vet do të digjeni”. Unë do t`ju rekomandoja ta ulni përjetimin tuaj “patriotik” për shkak se tentativat për të siguruar shumicë të re parlamentare, sado që mund të mos ju pëlqejë juve, megjithatë është një process I rëndomtë politik, demokratik ku marrin pjesë edhe dy parti të shqiptarëve të Maqedonisë. Ose, ndoshta ata janë më pak shqiptarë se ju?” – shkruan Angelovi në Facebook.

Zonja Shkodrane, atdheut tonë të përbashkët Maqedonisë I duhet stabiliteti, siguria dhe paqa, anëtarësimi në BE, demokracia dhe progresi ekonomik – thuhet në postimin e Angelovit, percjell KlanM, duke shtuar se fatkeqësisht deklaratat e tilla nuk çojnë në atë drejtim.

“Për fund, ju bëj thirrje, bëhuni zonjë, leni anash retorikën luftënxitëse ku më së shpeshti të rinjtë bien pre, dhe në vend të kërcënimeve për luftë, kundër proceseve politike, luftoni me mjete politike dhe demokratike” – thuhet mes tjerash në postimin e StojançeAngelovit në Facebook.

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia