close
EkonomiVendi

ANGELOVSKA: KARTELA PAGESORE DHE VAUÇERË NË QERSHOR DHE KORRIK

pres-Nina-Angelovska-i-Kreshnik-Bekteshi-5

Në qershor dhe korrik rreth 100 mijë qytetarë do të mund t’i presin kartelat pagesore dhe vauçerët për stimulim të turizmit në vend, të paralajmëruar nga qeveria, informoi ministrja e financave Nina Angelovska . Në vend të procedurave të ngadalshme administrative, përmes bazës së të dhënave në institucione do të mund të bëhet shpërndarja e mjeteve.

Me shfrytëzimin e bazës së të dhënave përmes Drejtorisë së të ardhurave publike dhe Agjencisë së punësimit, ministria e financave do të vlerësojë saktë cilët qytetarë por edhe çfarë shume parash duhet të marrin në kartelat pagesore dhe vauçerët të cilët qevria i paralajmëroi në pakon e tretë të masave ekonomike.

 “Dëshirojmë ta shkurtojmë procesin që 300 mijë qytetarë të mos kërkojnë dhe aplikojnë vetë në institucione të ndryshme, dëshirojmë t’ua lehtësojmë këtë me qëllim që sa më shpejt t’i marrin mjetet dhe sa më shpejt t’i shfrytëzojnë ato. Edhe me vauçerët për turizëm pretendojmë ta bëjmë të njëjtën”, tha Angellovska.

Në pyetjen e gazetarëve pse dekretet për ndihmë të ekonomisë ende nuk janë definuar, ndërsa janë planifikuar që në pjesën më të madhe të ofrojnë ndihmë nga muaji shtator, ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi bëri thirrje që të ketë tolerancë për përgatitjen e masave adekuate dhe të dobishme.

“Më mirë të presim disa ditë që të miratojmë dekrete dhe programe që do të shfrytëzohen edhe nga ana e ekonomisë edhe nga ana e qytetarëve, siç janë programet dhe masat që realizohen nga pakoja e parë dhe e dytë e masave ekonomike”, tha Bekteshi.

Pasi të punësuarit në shëndetësi do të kenë rritje të pagave, shpërblim prej 15 mijë denarëve edhe për policët kërkoi ministri teknik Naqe Çulev. Siç deklaroi Angelovska, ai nuk e ka parashikuar këtë shumë kur është planifikuar ribalanci i buxhetit në MPB. Çulev sot deklaratën e Angelovskës e vlerësoi si pakujdes të qeverisë dhe të kryeministrit teknik Oliver Spasovski për të punësuarit në MPB.

“Pikërisht Oliver Spasovski në periudhën që kaloi vazhdimisht theksonte se standardi i zyrtarëve policorë është i rëndësishëm, por me siguri vetëm kur ai është në krye të MPB-së. Kujdesi për ata dhe për pagat e tyre përfundoi kur ai u largua nga Ministria. U bëj thirrje sindikatave policore publikisht ta kundërshtojnë këtë që Qeveria ka për qëllim ta miratojë”, tha Çulev.

Kriza korona në Maqedoninë e Veriut përveç kujdesit shëndetësor, gjithnjë e më shumë bëhet temë për përplasje politike në mes partive të cilat nuk mund të pajtohen nëse është koha për zgjedhje ose jo, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara dhe më pas të anuluara, nën udhëheqjen e Çulev, nuk sanksionon për shkelje të restriksioneve për lëvizje. Opozita insiston se shkalla e infeksionit nuk lejon votim në periudhë të afërt./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia