close
EkonomiVendi

ANGELOVSKI: SHTETIT I DUHEN REFORMA, INVESTIME DHE DIGJITALIZIM

rel

RRITJA E RROGËS MINIMALE DO TË JETË NJË BARRË PËR EKONOMINË

 “Kur nuk ka mjaftueshëm për të investuar në infrastrukturë, kur ekonomia nuk jep rezultat cilësore ekonomike, kam përshtypjen se po marrim pikën e fundit si mbytës, dhe kjo është paga minimale tha Trajan Angeloski kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë për  Radio Evropa e Lirë.

Kryetari i ri i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut Trajan Angellovski i cili në këtë post vjen pasi Danella Arsovska tani më ushtron detyrën e krytarës së qytetit të Shkupit shprehet pessimist nëse do të arrihen parametrat për rritjen ekonomike prej 4.6%, sipas tij një gjë e till mund të arrihet vetëm nëse shteti investon në infrastrukture, digjitalizim dhe reforma.

Po mundet, megjithatë, është e mundur nëse futen tre parime bazë – nën një reforma, nën dy investime në infrastrukturë dhe nën tre digjitalizim. Nëse ndjekim këto tre parime bazë, ritmet e rritjes pritet të jenë 5 për qind, por ndoshta edhe më shumë. Megjithatë, për fat të keq deri tani shohim një performancë shumë të dobët në këto pak parametra që i kam renditur.

 Sipas tij për tu bërë një gjë e tillë mjafton të dilet jashtë kufijve të vendit dhe të meren shpembuj si nga Gjermania, Holanda, Austria dhe Sllovenia. Ndërkaq, duke folur për kërkesën e sindikatave që rroga minimale të rritet ku për të njëjtën edhe Kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi se do të bëhet 18 mijë denarë Angelovski thotë.

Në këtë situatë ekonomike, ku tashmë e kemi theksuar se niveli ynë i zhvillimit ekonomik është më i ulët se ai i parapandemisë, hyrja në rritjen e pagës minimale është në përpjesëtim të zhdrejtë dhe është realisht jashtë logjikës së përgjithshme ekonomike. Mendoj se do të jetë një barrë shtesë për ekonominë që do të sjellë probleme të mëdha dhe sigurisht do të ulë punësimin.

Ndërkaq, duke u përgjigjur në pyetjet se punëdhënësit ankohen se me çdo rritje të pages minimale se mund të rritet papunësia e nga ana tjetër ankohen për munges të fuqisë punëtore sepse  punëtorët shkojnë jashtë shtetit, ai thotë se rroga nuk është një ndër faktorët e ikjes jashtë vendit por sipas tij, në radhë të parë mjedisi njerëzor, kujdesi shëndetësor, arsimi dhe një sërë gjërash të tjera themelore që i nevojiten çdo individi për një jetë normale./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia