close
Sport

ANGLI: TRANSFERIMI I POGBAS NGA JUVENTUSI TE MANCHESTER UNITED-I, MË I SHTREJTI NË HISTORI

POGBA

Saga e Paul Pogbas më në fund merr fund. Pas shumë bisedimesh e peripecish rreth çështjes së kontratës dhe blerjes së kartonit nga Mançester Junajted, 23 vjeçari transferohet të klubi anglez për një shumë marramendëse prej 105 milionë eurove duke u bërë lojtari më i shtrejtë në historinë e futbollit.

Pas 4 vjetësh ” Djaloshi i Artë”, rikthehet në stadiumin ku hodhi hapat e tij të parë si profesionist. Pasi kaloi me sukses vizitat mjekësore, Pogba firmosi një kontratë 5-vjeçare me Djajtë e Kuq nga e cila do të përfitojë rreth 15 milionë Euro në sezon, shifra të çmendura këto për një futbollist vetëm 23-vjeçar.

Tashmë Jose Mourinho trajneri i Manchester United përveç një sulmuesi si Zlatan Ibrahimoviq ka në skuadër edhe një mesfushor si Pogba dhe të tre së bashku do të provojnë të fitojnë Premier Leaguen që në këtë sezon, por mbi të gjitha të rikthejnë Mançesterin në majat e futbollit anglez dhe atij europian. /Agjencitë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia