Anijet dalin nga portet ukrainase

Tre anije me grurë largohen nga Ukraina

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Ushtria ruse po ndërmerr një kundërofensive në jug, Zelensky e ka përshkruar si “ferr” presionin e forcave në lindje

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

 Në bazë të marrveshjes, tre anije me grurë nisën lundrimin nga Ukraina.  Irlanda, Britania dhe Turqia do të mirëpresin këto anije të cilat do të inspektohen nga ekipet përkatëse. Forcat ruse pritet që të nisin një kundërofensivë në jug, ndërsa presidenti ukrainas i ka cilësuar luftimet në lindje të vendit një ferr të vërtetë. Ukraina ka hedhur poshtë raportin e Amnesty International se ushtria e vendit po rrezikon jetën e civilëve në zona e banuara.

Tre anije të ngarkuara me grurë u larguan nga portet e Ukrainës sipas një marrëveshjeje për kalim të sigurtë. Qendra e Përbashkët Koordinuese në Stamboll, e cila grupon personelin rus, ukrainas, turk dhe të OKB-së, tha se dy anije po niseshin nga Chornomorsk dhe një nga Odesa.

Ato po transportonin një total prej rreth 58,000 ton grurë. Ministria turke e Mbrojtjes tha në Tëitter se Navistar me flamurin e Panamasë, që mbante 33,000 ton misër dhe shkonte nga Ukraina në Irlandë, u nis nga porti i Odesës. Anija do të inspektohet nga Qendra e Përbashkët Koordinuese në veri të Stambollit.

Anija e dytë, Rojen me flamur maltez, me 13,000 ton misër u nis nga porti Chornomorsk me destinacion Britaninë dhe  anija Polarnet me flamur turk u nis nga Chornomorsk për në portin turk Karasu në Detin e Zi. Përpara se të arrijë në Karasu, ajo do të inspektohet nga Ekipi i Përbashkët i Inspektimit në veri të Stambollit.

Ndërkaq luftimet vijojnë në rajonin lindor të Ukrainës, Donjeck, kur separatistët e mbështetur nga Moska u përpoqën të largonin forcat e Kievit nga qytetet Bakhmut dhe Avdiyivka, ndërsa zyrtarët ushtarakë ukrainas thanë se Rusia mund të nisë një ofensivë të re në jug. Udhëheqësit separatistë të mbështetur nga Rusia në rajonin e Donjeckut thanë se bombardimet ukrainase kishin vrarë të paktën tetë persona dhe plagosën gjashtë të tjerë.

Volodymyr Zelenskiy, e ka përshkruar si “ferr” presionin nën të cilin ndodhen forcat e tij në lindje të vendit. Bombardimet pranë termocentralit bërthamor në Zaporizhizhia tashmë kanë shkaktuar shqetësim. Ekspertt janë shprehur se një veprim i vogël nga ushtria ruse apo edhe pala ukrainase mund të shkaktojnë një aksident bërthamor. Në raportet e mediave amerikane thanë se Rusia po bombardon qëllimisht zonën.

Amnesty International ka thënë se ushtria ukrainase po rrezikon jetën e civilëve duke u bazuar në zonat e banuara . Raporti është  hedhur poshtë nga përfaqësuesit e qeverisë ukrainase, të cilët thonë se fajëson Ukrainën për pushtimin e Rusisë. Studiuesit e grupit të të drejtave të njeriut zbuluan se forcat ukrainase po përdornin disa shkolla dhe spitale si baza, duke qëlluar pranë shtëpive. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është shprehur se nuk mund të ketë  qoftë edhe hipotetikisht  asnjë kusht nën të cilin çdo sulm rus ndaj Ukrainës bëhet i justifikuar.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share