close
Bota

ANKARA: ERDOGAN – TËRHEQ TË GJITHA PADITË GJYQËSORE

1030845828

Presidenti turk, Erdogan, ka thënë se i tërheq paditë ndaj të gjithë atyre që e kanë fyer dhe akuzuar pas tentativës për grusht-shteti. Autoritetet thonë se nga ky vendim i Presidentit do të përfitojnë mbi 2 mijë persona.

Në periudhën e fundit Ministria turke e Drejtësisë njoftoi se në vend janë regjistruar 1.845 vepra gjyqësore për fyerje të shefit të shtetit. Mes të akuzuarve gjenden liderë të partive opozitare, si dhe njerëz të cilët i kanë publikuar komentet e veta nëpër rrjetet sociale.

Ndërkohë, një gjykatë e Stambollit u ka shqiptuar masën e arrestit 17 gazetarëve për të cilët dyshohet se mund të jenë të lidhur me imamin  Fetullah Gylen. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia