close
Bota

ANKARA: ERDOGANI- BE NUK KA QËNDRIM TË SINQERTË NDAJ TURQISË

57a6bf53569b4

Marrëveshja të cilën Turqia e ka nënshkruar me Bashkimin Evropian për të rikthyer në territorin e saj refugjatët nuk do të mund të zbatohet, nëse unioni nuk përmbushë premtimin për liberalizimin e vizave për qytetarët turqë, ka deklaruar Presidenti i Turqisë, Reccep Tayyip Erdogan, në intervistën dhënë gazetës franceze ”Le Monde”. Këtë deklaratë Erdogan e bëri në prag të vizitës së nesërme në Rusi, ku do të takohet me “mikun e tij”, siç e quajti ai, presidentin rus, Vladimir Putinin.

Erdogan për këtë gazetë deklaroi se Bashkimi Evropian nuk ka qëndrim të sinqertë ndaj Turqisë dhe shtoi se regjimi i udhëtimit pa viza për qytetarët e Turqisë ishte paraparë të filloi të zbatohej prej 1 qershorit.

Siç dihet, kthesa dramatike në marrëdhëniet mes Moskës dhe Ankarasë filloi, pasi që Erdogan i kërkoi falje Putinit për rrëzimin e aeroplanit rus nga ana e forcave turke në nëntor të vitit të kaluar, në afërsi të kufirit me Sirinë.

Gjatë paralajmërimit të vizitës së tij në Moskë, Erdogan deklaroi se ka tashmë gjysmë shekulli që Brukseli po e injoron Ankaranë dhe se gjasat janë të mëdha se në sipërfaqe do të del një aleancë e re globale, e vendosur që të kundërshtojë bllokun euro-atlantik, përkundër faktit se Turqia është anëtare e NATO-s.

Në anën tjetër, këshilltari i Erdoganit, Burhan Kuzu, ka fyer kancelarin e Austrisë, Christian Kern, me anë të një postimi në faqen e tij në Twitter.

Duke komentuar paralajmërimin e Kernit se në takimin e radhës të këshillit të Bashkimit Evropian do të kërkojë ndërprerjen e negociatave për anëtarësimin e Turqisë, Kuzu në profilin e tij shkroi: “Shko në djall i pafe. Unioni është duke u fundosur, ndërsa NATO nuk mundet pa Turqinë”. /Agjencitë/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia