close
Ekonomi

ANKARA: GRUSHT-SHTETI I DËSHTUAR – PASOJAT EKONOMIKE

Euro_500-640×364

 

Përpos efekteve të tjera, grush-shteti i dështuar në Turqi prodhoi edhe lëvizje tektonike në tregun financiar, duke shkaktuar zhvlerësim të monedhës kombëtare – lirës si dhe goditje mbi sektorin e turizmit.

Pas grusht-shtetit ushtarak të pasuksesshëm banka qendrorë e Turqisë mori një pozicion mjaftë aktiv. E gjithë kjo për shkak të nervozizmit që është plotësisht i arsyeshëm, njësoj edhe si qëllimi: qetësimi i investuesve ndërkombëtar, para hapjes së tregjeve financiare këtë fillimjavë.

Kështu konkludon në analizën e saj agjencia gjermane DPA. Aspak nuk është për tu habitur që banka qendrore, që nga e diela, dëshmoi vullnetin e vetë për të ndërmarrë çdo gjë që është e nevojshme në mënyrë që të siguroj stabilitetin financiar.

Këto aktivitete të Bankës Qendrore të Turqisë kanë të bëjnë me sigurimin e bankave komerciale me sasi të pakufizuara likuiditeti, madje pa kompensim. Aktivitet e bankave i përcjell zëvendës kryeministri Mehmet Shimshek i cili për dallim nga presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan, për shkak të bindjeve të tij liberale ekonomike, gëzon respekt dhe marrëdhënie të mira me tregjet financiare. Shimshek të dielën informoi se qeveria i ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për ringjalljen e tregut financiar, gjithnjë në koordinim me bankën qendrore.

Ndërkaq, monedha kombëtare turke-lira që tani më vite me radhë po humb nga vlera e saj, veçanërisht në krahasim me dollarin, pas tentimit të grusht-shtetit të pasuksesshëm, humbi gati 6 për qind nga vlera e saj. Kjo rënie e vlerës së lirës është më e madhja që nga viti 2008. Megjithatë me konsolidimin e shtetit edhe valuta kombëtare do të mëkëmbet.

Pjesa më e madhe e borxhit të jashtëm që kap shumën prej po thuajse 400 milionë dollarësh është përllogaritur në dollar amerikanë. Tani për tani nga kjo katrahurë e shkaktuar, më të prekura janë kompanitë private të cilat me vështirësi gjithnjë më të mëdhe mund t’i përmbushin obligimet e tyre. Ndikimi i tretë i shkaktuar nga kjo situatë mund të çoj edhe në largimin e investuesve të huaj, por më i godituri mbetet sektori i turizmit i cili sjell të ardhura vjetore prej 30 miliardë dollarësh apo pesë për qind të bruto prodhimit vendor. /Xh. I./

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia