close
Bota

ANKARA: SHBA-TË KANË PROPOZUAR KOMISION PËR GULENIN

gulenishba

 

Ministri i jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, thotë se Uashingtoni ka propozuar krijimin e një komisioni për tu marrë me çështjen e esktradimit eventual të klerikut mysliman turk, me vendbanim në Shtetet e Bashkuara, të cilin Ankaraja e fajëson për përpjekjen e puçit të dështuar javën e kaluar.

Çavusoglu sot tha se Turqia është e gatshme për të marrë pjesë në një komision të tillë.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e ka akuzuar klerikun, Fethullah Gulen, se është ideolog i grushtshtetit më 15 korrik.

Gulen, 75 vjeçar, e ka dënuar puçin dhe i ka hedhur poshtë akuzat për çfarëdo përfshirjeje të tij në këtë komplot. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia