close
Bota

ANKARA: SHPALLET GJENDJE E JASHTËZAKONSHME

mkd-56335

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për tre muaj, pas përpjekjes së dështuar për grushtshtet më 15 korrik. 

Autoritetet thonë se gjendja e jashtëzakonshme do t’iu mundësojë atyre të ndërmarrin veprime të shpejta dhe efektive kundër përgjegjësve për puçin e dështuar, i cili ka lënë mbi 260 veta të vdekur dhe rreth 1,500 të plagosur.

Qeveria e Erdoganit thotë se “virusi i kancerit” brenda disa institucioneve shtetërore ka çuar në përpjekjen për grushtshtet.
Disa orë pas, mediat turke kanë raportuar se edhe 32 gjykatës dhe dy oficerë ushtarakë janë arrestuar, nën dyshimet për pjesëmarrje në organizimin e puçit.

Qeveria e Erdoganit ka arrestuar, shkarkuar ose pezulluar nga puna afro 60,000 policë, gjykatës, shërbyes civilë dhe mësimdhënës. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia