close
Bota

ANKARA: TURQIA MUND TË KËRKOJË OPSIONE TJERA JASHTË NATO-s

Erdogan-Obama-640×360

Turqia mund të kërkojë edhe opsione tjera, jashtë NATO-s, për bashkëpunim në industrinë ushtarake, edhe pse opsioni i parë në tavolinë mbetet gjithmonë bashkëpunimi i Ankarasë me shtetet anëtare të aleancës, ka deklaruar sot ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlud Cavusoglu.

Edhe zëdhënësi i presidentit të Turqisë, Reccep Tayip Erdogan, Ibrahim Kalin, foli për marrëdhëniet mes Turqisë dhe Perëndimit pas puçit të dështuar ushtarak, duke theksuar se Turqia ka pritur përkrahjen e aleatëve të saj perëndimor pas tentim-puçit të dështuar, duke shtuar se që nga ajo kohë, asnjë president i ndonjë shteti Perëndimor nuk ka vizituar ende Turqinë

Sipas fjalëve të tij, është normale që Turqia kërkon opsione të tjera të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, ngase nuk ka marrë mbështetjen e pritur të miqve perëndimor dhe aleatëve në radhët e NATO-s, pas tentim-puçit në korrik. Ai më tutje tha se Turqia ende pret hapa pozitiv të Bashkimit Evropian në lidhje me liberalizimin e vizave, por qartësoi se Ankaraja nuk synon të ndryshoi qëndrimin e saj në luftën kundër terrorizmit. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia