close
Bota

ANKARA:JA SULMI I HOTELIT KU QËNDRONTE ERDOGANI

erdogan

Është publikuar një video në të cilën shihen armët e konfiskuara dhe paisja ushtarake të pjesëtarëve të ushtrisë që sulmuan hotelin në Marmaris tek po qëndronte Presidenti Turk Rexhep Taip Erdogan në momentin që filloi grusht-shteti

 Njësitë speciale policore në jugperëndim të Turqisë kanë konfiskuar armë dhe pajisje ushtarake të pjestarëve të ushtrisë, të cilët kryen sulmin në hotel, deklaruan zyrtarët lokal.

Pajisja që shpërthente granatata, helmeta, pushkë dhe mitralezë janë gjetur në pyllin në afërsi të hotelit “Grand Yazici Marmaris”, ku edhe qëndronte Erdogani, në momentin kur nisi tentimi i grusht shtetit.

Siç deklarojnë zyrtarët, vazhdon operacioni i kapjes së ushtarëve që ishin në helikopterë dhe sulmuan hotelin të premten, pas një kohe të shkurtë pasi Erdogani fluturoi për në Stamboll.

Është ende e paqartë a është vendosur pajisja aty pas sulmit në hotel ose ka qenë gjatë sulmit, transmeton Anadolia.

Shtohet se dy komandant të forcave ajrore janë arrestuar  të dilën me sasi të kufizuar të armëve. /Agjencitë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia