close
Vendi

ANKETË: NOTË 2.3 PËR EKONOMINË DHE ARSIMIN NË PANDEMI

3124A720-1523-43E8-AE4F-0F3B5006747E

Në pjesën e tretë dhe të fundit të hulumtimit të Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar, kushtuar situatës aktuale nga COVID-19, me temë “COVID-19; një vit frikë, pritje dhe dëshirë për kthim në normalitet”, sic transmeton KlanM, janë përpunuar qëndrimet për ndikimin e krizës ndaj ekonomisë dhe masave të Qeverisë në mbështetje të kompanive, për cilësinë e procesit arsimor, pasojave psikologjike nga pandemia dhe mënyrat se si qytetarët njoftohen rreth saj.

Masat ekonomike të Qeverisë kanë marrë notë mesatare – 2.3. Shumica prej 66.5% I kanë vlerësuar masat me 2 ose 3, në shkallën prej 1 deri në 5. Resultatet tregojnë se numri më I madh I qytetarëve janë për një lloj të ekonomisë gjysmë të hapur.

Pandemia, sic transmeton KlanM, nuk I ka cënuar ndjeshëm vendet e punës. Gjithsejt 7.1% kanë mbetur pa punë, derisa 44.1% I kanë mbajtur pozitat e tyre. Lidhur me pagat e punonjësve, tek 2/3 nuk ka pasur zvogëlime. Pesë sektorët më të goditur nga kriza janë: të gjithë sektorët, hoteleria, sektori privat, ekonomia dhe Turizmi.

Procesin arsimor në vitin shkollor 2020-2021, anketuesit e kanë vlerësuar me notë mesatare 2.3. Thuajse ¼ (23.3%) e kanë vlerësuar procesin arsimot me notë 1, kurse vetëm 2.7% prej tyre vlerësojnë se është I shkëlqyeshëm. Shumica apo 60.7% vlerësojnë se MASH-i nuk ka një plan që viti i ri shkollor të zhvillohet me prezencë fizike.

Hulumtimi, sic transmeton KlanM, ka treguar se janë përkeqësuar marrëdhënien brenda familjes, krahasuar me vitin e kaluar. Edhe pse shumica prej 58.6% vlerësojnë se marrëdhëniet në familjet e tyre kanë mbetur të njëjta, ka një ulje lidhur me vitin paraprak, kur kjo përqindje ishte 71%.

 

Lajmet rreth pandemisë, qytetarët I ndjekin një apo më shumë herë gjatë ditës – 70.1%. Edhe pse përqindja është e lartë, shënohet ulje për rreth 10% në krahasim me vitin e kaluar. Thuajse 2/3 e të anketuarve apo 64.4% vlerësojnë se informatat janë konfliktuoze dhe se nuk mund të kenë një pasqyrë të qartë për virusin.

Për Qendrën Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar, anketën e ka zbatuar M-Prospekt. Të dhënat ishin grumbulluar me anketë telefonike në periudhën nga 12 deri më 17 Mars 2021. Anketa është zbatuar me 1.003 anketues. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia