close
Kulture

ANNA GJEBREA SHKËLQEN NË “JUNIOR EUROVISION”

ana gjebrea

Vajza e Ardit Gjebreas, Anna ka shkëlqyer në skenën e madhe të “Junior Eurovision” të mbajtur në Paris.

Artistja ka përfaqësuar Shqipërinë me këngën “Stand By You” duke i bërë krenarë të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës.

Interpretimi i Annës që ndezi gjithë skenën e madhe është pozicionuar në vendin e 14-të, vlerësuar në total me 84 pikë. Fituese e festivalit “Junior Eurovision 2021” është shpallur këngëtarja Maléna nga Armenia me këngën “Qami Qami”.

Ajo që mori mjaft vëmendje përtej super interpretimit, ishte kostumi mjaft i veçantë, me të cilin artistja dërgoi motivet tona kombëtare në Francë me shqiponjën, detajin më karakteristik të veshjes.

Pas interpretimit të Gjebreas, duartrokitjet e mbarë publikut dhe atyre që po e ndiqnin kudo në botë, padyshim ishin për bukuroshen mjaft të talentuar që çoi peshë zemrat e shqiptarëve!

Bravo Anna të gjithë jemi krenarë me ty!/tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia