close
Top LajmeVendi

ANTIKORRUPSIONI: “E MAJTA” ANKESË PËR ARSOVSKËN, LSDM-ja PËR DIMITRIEVSKIN

anti

ANTIKORRUPSIONI KRYESISHT HAS NË ZBRAZËTIRA LIGJORE

Një javë para zgjedhjeve lokale Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit në seancë publike i ka analizuar dy ankesat për rrjedhën e fushatës të arritura nga partitë politike. “E majta” ankohet për fushatën reklamuese të Danela Arsovskës, e paguar nga ana e VMRO-DPMNE-së. LSDM-ja ankohet për shumë bilborde me fytyrën e Maksim Dimitrievskit në Kumanovë. Antikorrupsioi në të dyja rastet ka vënë në dukje paqartësi të shumta dhe përplasje të ndërsjella të ligjeve që i rregullojnë zgjedhjet dhe fushatën e paguar reklamuese.

 

“E majta” ankohet se Danela Arsovska si kandidate e pavarur për kryetare e Shkupit nuk ka të drejtë për fushatë reklamuese voluminoze të paguar nga VMRO-DPMNE, partia e cila qëndron pas kandidaturës së saj. “E majta” pohon se Arsovska favorizohet në media media para kandidatëve të tjerë të pavarur, përkatësisht se i mbeten vetëm 15 sekonda në orë për reklamë, në vend të disa minutave. Antikorrupsioni e refuzoi ankesën, kryesisht për shkak  të vakumit ligjor në Kodin Zgjedhor dhe përplasjen me rregulloret tjera që e rregullojnë fushatën në periudhën e zgjedhjeve.

NURI BAJRAMI, KSHPK

“Propozoj që Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit, më pajtueshmëri me nenin 17, paragrafi 1, pika 2 nga Ligji për parandalim të korrupsionit të kryejë rishikim të dispozitave të kapitullit 6 nga Kodi Zgjedhor , të dispozitave të nenit 96 nga Ligji për shërbime mediatike audiovizuele dhe aktet nënligjore të miratuara për rregullimin e kohës së blerë për reklamim politik.”

Edhe ankesa e dytë pati rezultat të ngjajshëm, është hedhur poshtë ankesa e LSDM-së se kandidati për mandat të dytë për kryetar komune në Kumanovë, Maksim Dimitrievski, deri vonë anëtar i partisë, në mënyrë të jashtëligjshme përdor shumë panele dhe bilborde në qytet për reklamim personal.

BILJANA IVANOVSKA, KSHPK

“Propozoj që ankesa të hidhet poshtë, procedura të ndërpritet. Për paqartësitë e detektuara në Kodin Zgjedhor në raport me mënyrën e dhënies së lokacioneve për paneled he bilborde, si edhe në rastin paraprak, propozoj që Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit të kryejë verifikim të dispozitave nga Kapitulli 6 të Kodit Zgjedhor.”

Analizë më të detajuar dhe rezultate eventuale për shkelje të dukshme të ligjit në fushatë dhe ditën e organizimit të zgjedhjeve lokale Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit do të dorëzojë në Kuvend në afat prej tre muajsh pas zgjedhjeve. Një nga rekomandimet kyçe të OSBE/ODIHR për vite me rradhë ka qenë rishikimi i rregulloreve për reklamimin e paguar të partive, por partitë politike njëzëri para pak kohësh votuan ndryshime ligjore më të cilat, sipas subjekteve më të vogla politike është që të mos ulet disbalansi në shpërndarjen e parave të buxhetit dhe kohës mediatike për reklamim./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia