close
Top LajmeVendi

ANTIKORRUPSIONI KA NDËRPRERË PROCEDURËN KUNDËR GJORGJE IVANOVIT

dksk-1-960×538

IDE PËR REVIZION TË PRIVATIZIMIT TË DHJETËRA PRONAVE?


Është ndërprerë lënda në Komisionin Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit e ngritur për hetimin e vendimit të ishpresidentit të shtetit Gjorgje Ivanov për ngritjen në detyrë dhe emërimin e personave në Armatë. KSHPK propozon revizion të dhjetëra lëndëve për privatizim, i kryer para më shumë se 20 vitesh.

Emërimi dhe ngritja në detyrë e personave në shkallën hierarkike në Armatën e Maqedonisë së Veriut, i kryer në vitin 2019 nga ishpresidenti i shtetit Gjorgje Ivanov, në periudhë zgjedhjesh, kur është e jashtëligjshme, nuk do të jetë lëndë e Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit. Argumentet e Kryetares, Biljana Ivanovska, janë se gjendja faktike është e pandryshuar.

BILJANA IVANOVSKA, KSHPK

“KSHPK plotësisht e respekton procedurën dhe i ka vërtetuar faktet dhe dëshmitë relevante. Konstaton ekzistimin e indikacionit – dyshim për shkeljen e dispozitës në Kodin Zgjedhor. Organet gjyqësore kompetente krahas sqarimeve dhe arsyetimeve të shumta të dhëna nga ana e KSHPK-së nuk i kanë marrë parasysh gjatë konstatimit të gjendjes faktike. Duke pasur parasysh se nga dita e marrjes së këtij vendimi dhe vërtetimit të vlefshmërisë së gejtjeve për dyshime ka kaluar periudhë më e gjatë kohore, prej kur janë ndryshuar rrethanat me person zyrtar konkret, KSHPK vlerëson se nuk ka elemente për veprim të mëtejshëm.”

Në Prokurorinë Publike, Antikorrupsioni ka dorëzuar iniciativë për ndjekje penale të ishministrit të Kulturës Husni Ismaili, për shpërdorimin e pozitës zyrtare  gjatë lidhjes së marrëveshjeve për financim të projekteve. Ndërsa për shkak të denoncimeve të shpeshta për korrupsion të mundshëm që kanë të bëjnë me privatizimin e pronës, që më herët është marrë nga shteti, disa anëtarë të Antikorrupsionit pajtohen që të kërkohet revizion nga shërbimet kompetente, të paktën për dhjetë prona, duke u nisur nga shembulli i revizionit të plotë të privatizimit, i kryer para dy dekadave në Kroaci./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia