close
Top LajmeVendi

Antikorrupsioni kërkon llogari nga Prokuroria për iniciativat e tyre

dksk

“PO PËRGATITET MEMORANDUM BASHKËPUNIMI ME PROKURORINË”

Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsioni kërkon llogari nga Prokuroria Publike, përkatësisht të njoftohen për vendimi, çfarë do qofshin ato, dhe të dinë se çfarë ndodhë me iniciativat e tyre dhe t’u dërgojë përgjigje se kur dhe si është vepruar dhe jo vetëm se do të veprohet në lidhje me iniciativat e tyre. Kryetarja e Antikorrupsioni, Biljana Ivanovska tha se, po përgatitet memorandum bashkëpunimi me Prokurorinë, në të cili do të kërkohet të njoftohen për iniciativat e tyre.

Anëtarja e Antikorrupsionit, Katica Nikollovska në seancën e sotme nga vendimin e Gjykatës Administrative në lidhje me një lëndë për të cilën ky komision ka dhënë vërejtje publike për kryetarin e Këshillit të Komunës, sepse sipas ligjit për avokaturë, nuk guxon të kryejë funksion publik. Personi ka iniciuar proces gjyqësor në Gjykatën Administrative, Antikorrupsioni ka fituar kontestin, ndërsa në sqarim gjykata ka vërtetuar se komisioni për Antikorrpsion në bazë të kompetencave dhe detyrimeve të saja, procedura është zbatuar në përputhje me dispozitat ligjore dhe vërejtje janë shqiptuar me rregull siç parashihen me ligj.

Ndërkohë, anëtari Goran Trpenoski, tha se ka konstatime serioze për keqpërdorim të federatës automobilistike, për të cilën ka edhe lëndë, e cila do t’i dorëzohet Agjencisë së Rinisë dhe Sportit dhe revizorëve shtetërorë.

Sipas tij, bëhet fjalë për shfrytëzim të mjeteve të buxhetit të cilat Agjencia e Rinisë dhe Sportit i ndan për organizimin e aktiviteteve programore, me qëllim të kryerjes së veprimeve kompetente, kontrollit dhe përcaktimit të paraparë të ligjshëm të shfrytëzimit të mjeteve të ndara të vitit 2018 dhe 2019. Nga Antikorrupsioni theksuan se edhe në Ligjin për sport është i rregulluar konflikti i interesit./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia