close
Vendi

ANTIKORRUPSIONI KËRKON PËRGJEGJËSI NGA FILIPÇE

unnamed

Njëri nga ministrat më të ekspozuar kohëve të fundit, Venko Filipçe, në krye të ministrisë së shëndetësisë, nga partia në pushtet LSDM, akuzohet se gjatë fushatës zgjedhore, së bashku me kolegët e tij nga partia LSDM, kanë shfrytëzuar automjet zyrtar për qëllime partiake. Komisioni shtetëror për luftë kundër korrupsionit sugjeron që Qeveria të kërkojë përgjegjësi për shkak të shkeljes së mundshme të Kodit zgjedhor, i cili ndalon shfrytëzimin e mjeteve buxhetore dhe pronës së shtetit për qëllime partiake në periudhë të fushatës zgjedhore.

Qeveria do të duhet të vendosë nëse do ta ndëshkojë ministrin e shëndetësisë Venko Filipçe, me sugjerim të Komisionit për parandalim të korrupsionit, ku opozitarja VMRO-DPMNE ka dorëzuar ankesë, duke pohuar se ai së bashku me disa bashkëpartiakë të tij, dje kanë shfrytëzuar automjetin zyrtar për tubim partiak në Shtip. Automjeti ka qenë në pronësi të Agjencisë së kundërzbulimit, donacion nga Kina, por para një viti i është dhënë për përdorim Ministrisë së shëndetësisë.

“Në qoftë se vërtetohet se dyshimet nga paragrafi 2 të këtij neni janë të bazuara, Komisioni shtetëror është i obliguar të inicojë procedurë para organeve kompetente në afat prej 15 ditësh nga vërtetimi i vendimit, kjo do të thotë të dorëzohet nga KSHPK në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut iniciativa për vërtetimin e përgjegjësisë së ministrit të shëndetësisë”,tha Bajrami.

KSHPK i ka rishikuar, por i ka hedhur poshtë edhe dy ankesa të dorëzuara nga ana e opozitës – se ei Zoran Zaev ka mbajtur fjalim partiak gjatë mbikëqyrjes së ndërtimit të digës Konjsko dhe se Agjencia për të rinj dhe sport ka shpallur thirrje publike për financimin e shoqatave dhe fondacioneve, që sipas VMRO-DPMNE-së është në kundërshtim me ligjin. Këtyre ditëve edhe organizata joqeveritare Civil vuri në dukje keqpërdorimin e automjeteve zyrtare për qëllime partiake, që është në kundërshtim me rregullat zgjedhore, duke aluduar në funksionarët e partisë në pushtet BDI./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia