close
Top LajmeVendi

ANTIKORRUPSIONI KUNDËR ZV/KRYEMINISTRIT ANGJUSHEV

Screenshot_6

Heqja e akcizës për bateritë – përplasje interesash


A ka ndikuar zv/kryeministri Koço Angjushev në marrjen e vendimit të qeverisë për heqjen e tarifave doganore për bateri të litiumit, si person që udhëheq biznes me akumulatorë? Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit konsideron se ekziston konflikt i interesave me vetë faktin se ai ka qenë i pranishëm dhe ka marrë pjesë në debatin qeveritar, për çka kërkon që kryeministri Zoran Zaev të mbajë përgjegjësi.

Ulja e akcizave nga 15% në zero, me vendim të qeverisë në të cilin ka marrë pjesë edhe zv/kryeministri Koço Angjushev, biznesmen i cili ka kompani akumulatorësh, e nxiti Antikorrupsionin të analizojë dhe më pas të pohojë ekzistimin e përplasjes së interesave. Nga dokumentet dhe intervista e realizuar me Angjushev, Antikorrupsioni konstaton se procesi është zhvilluar në dy faza: kërkesa nga kompania “Brako” për uljen dhe heqjen e akcizës për bateri të litiumit dhe për letër për interes për investim të huaj, pasiqë Angjushev ka pasur takim me një kompani  nga Polonia, si ekportues potencial i baterive.

“Personi Koço Angjushev ka dorëzuar njoftim në Qeveri se përjashtohet nga debate për masën në fazën e parë, por ky person nuk ka dorëzuar deklaratë për përjashtim në fazën e dytë, ku ka interes privat…-Konstatoj se Angjushev ka përplasje interesash dhe propozoj që të dorëzohet iniciativë te kryeministri për fillimin e procedurës.”- tha Biljana Ivanovska, Kryetare e Antikorrupsionit.

Komisioni sot me katër vota “PËR” dhe dy “KUNDËR” vendosi që të kërkojë nga kryeministri Zoran Zaev të fillojë procedurë kundr Angjushev, një nga bashkëpunëtorët e tij kryesorë në çështjet e ekonomisë, në kabinetin qeveritar. Pak para vendimit të qeverisë, në vitin 2017, vetë Angjushev i hodhi poshtë akuzat duke sqaruar se qëllimi është që të nxitet shitja e automobilave elektrikë, të liruar nga akciza, në emër të ekologjisë dhe standarteve evropiane.

“Bëhet fjalë për bateri të litiumit për akumulatorë për prodhimin e veturave elektrike, jo për akumulatorë që ekzistojnë në çdo veturë. Rregulli vlen vetëm për prodhuesit, në iniciativë të një kompanie polake, e cila ka për qëllim që në Maqedoni të hap fabrikë për autobusë të vogël elektrikë. Parakushti për hapjen e atij investimi është që praktikisht të ndodh kjo.” -shprehet Koço Angjushev, 2017.

Opozita vazhdimisht pohon se Angjushev si pronar i kompanisë private ka përfitime të mëdha duke i  shitur edhe shtetit, rikujton rastin me bateritë.

“Të përkujtojmë se Koço Angjushev për ato vetura një herë ka marrë benefite, përkatësisht lehtësime doganore për bateri të litiumit për vetura elektrike të prodhuara nga “Brako”, ndërsa tani edhe komunat janë përcaktuar në listë për t’u furnizuar me këto automjete pikërisht nga firma e zv/kryeministrit Koço Angjushev.” –deklaroi Dimçe Arsovski, VMRO DPMNE, qershor, 2019.

Në seancën e sotme anëtarët e antikorrupsionit e mbyllën lëndën kundër liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskit, e cila kishte të bëjë me marrjen e koncesionit për ndërtimin e hidrocentraleve derisa ka qenë drejtor i ELEM dhe këshilltar i ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. Përfundimi është se nuk ekziston përplasje interesash kur sepse  është shpallur tenderi Mickoski nuk ka qenë në asnjë funksion. /Biljana Georgievska/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia