close
Top LajmeVendi

ANTIKORRUPSIONI TË MOS MERRET ME RASTET E VOGLA

Screenshot_7

OJQ: 208 vendime të antikorrupsionit janë anuluar


Sipas shembullit të Antikorrupsionit lituanez edhe Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit në vend të fokusohet në institucionet me rrezik të lartë të korrupsionit me qëllim që puna e tyre të ketë efekt më të madh, me vazhdimin e procedurave në Prokurorinë Publike, por edhe të njoftohet kur lëndët atje nuk zgjidhen, por mbeten të zvarritura – janë një pjesë e rekomandimeve të platformës së organizatave qytetare për luftë kundër korrupsionit, pas përgatitjes së raportit të parë për punën e Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit.

Antikorrupsioni të merret me hetimin e korrupsionit të lartë, jo me raste të vogla ashtu siç filloi, theksuan organizatat joqeveritare, të cilat në periudhën nga muaji mars deri në muajin shtator e kanë analizuar punën e Komisionit.

“Të trajtohen rastet ku janë të kyçur njerëz me pushtet, funksionarë të lartë. Zakonisht këto raste zgjasin shumë, njësia kryesore matëse e efektit të punës së tyre është nëse qytetarët janë të bindur se korrupsioni nuk ia vlen. Për momentin mendoj se qytetarët ende mendojnë se korrupsioni ia vlen.” -tha Misha Popoviq, Instituti për Demokraci.

Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit ka marrë vendime për procedura gjatë punësimeve edhe atë më shpesh me iniciativën e vet.

“Numri më i madh i rasteve kanë të bëjnë me arsimin dhe shërbimet publike, nëse i shohim në aspekt të fushës së veprimit, ndërsa nëse shihen nga lloji i shkeljes pjesa më e madhe kanë të bëjnë me punësimet. Afati mesatar për marrjen e një vendimi është 2 muaj e 18 ditë nga fillimi i procedurës.” –deklaroi Martina Ilievska, Fondacioni “Shoqëri e hapur”

Rënien për 18 vende sipas shkallës së korrupsionit organizatat joqeveritare e komentojnë si tregues se në luftën kundër korrupsionit vendi ka ngelur aty ku ishte. Efektet e punës së Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit janë të dobëta, vlerësoi Slagjana Taseva, kryetare e Transparensi Interneshënël, duke theksuar se Antikorrupsioni nuk ka kushte hapësinore dhe teknike për punë.

“Nuk kanë hapësira, nuk kanë njerëz, nuk kanë kompjuterë, nuk kanë softuerë, kanë vetëm ligje, kompetenca dhe obligime më të mëdha, por nuk kanë me çfarë të punojnë, pas reagimeve të tyre nuk ka asnjë reagim të mëtejshëm.” –shprehet Slagjana Taseva, Transparensi Interneshënël.

Sipas analizave më shumë se 30% të qytetarëve u është kërkuar ryshfet, madje 29% e tyre kanë dhënë ryshfet që është shifër shqetësuese për personat që e luftojnë korrupsionin. Lufta kundër korrupsionit dhe sundimi i së drejtës është një nga reformat kyçe për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian që ishte edhe qëllimi i krijimit të një Antikorrupsioni të fuqishëm dhe të pavarur. /Verica Dimitrijevska/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia