close
Bota

ANULOHET DEBATI I DYTË TRUMP – BIDEN

Election 2020 Debate

Komisioni për Debatet Presidenciale ka anuluar të premten debatin e dytë presidencial mes Donald Trump dhe Joe Biden.

Anulimi ka ardhur, pasi Trump refuzoi një debat presidencial virtualisht, pasi është ende me COVID dhe nuk lejohet që të dalë në publik.

Kampet e Biden dhe Trump ditët e fundit janë përplasur fort rreth këtij mendimi, por tani dy kandidatët do të përballen më 22 tetor, një një debat që do jetë deçiziv për rezultatin e zgjedhjeve,

“Tani është e qartë se nuk do të ketë debat në 15 Tetor dhe ne po punojmë për përgatitjen e debatit përfundimtar presidencial të planifikuar për 22 Tetor”, ka qenë kjo deklarata e komisionit.

Nga ana tjetër ky institucion ka dhënë disa mundësi për përballje mes Trump dhe Biden, por Presidenti i SHBA nuk ka pranuar që të ndryshojnë rregullat pasi shprehej se do krijoheshin precendëntë për zgjedhjet në vijim.

Tashmë pritet që Trump të shërohet nga COVID-19 dhe të rinisë fushata dhe dy kandidatët të vijojnë me tubimet e planifikuara./tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia