close
Screenshot_6

Ademi: Ka përparim në bisedime


Ka përparim në bisedimet në mes Ministrisë së arsimit dhe SASHK-ut. Greva e përgjithshme, të cilën sindikata e arsimit e paralajmëroi për më 11 nëntor anulohet. A do të thotë kjo se gjatë raundit të fundit të bisedimeve gjatë ditës së nesërme SASHK do t’i realizojë kërkesat e saj? Ministri i arsimt Arbër Ademi deklaroi se ka përparim në periudhën e pagesës së rritjes së pagave, por nuk dha informacione nëse punëtorët e arsimit do të marrin rritjen e pritur të pagave ose do të mbeten ato 10% të premtuara nga qeveria.

Deri në fund të ditës do të kemi pasqyrë të qartë rreth mundësive sa mundemi dhe çfarë mund të bëjmë në lidhje me pagat e punëtorëve të arsimit, deklaroi sot ministri i arsimit Arbër Ademi. Ademi theksoi se ka përparim, siç tha, bëhet fjalë për “zhvendosje të momentit”.

“Ende nuk kemi qëndrim final, sepse bëhet fjalë për zhvendosjen e momentit prej kur do të llogaritet rritja e tretë me rradhë e pagave. Sot i kam thirrur përfaqësuesit e SASHK-ut për raundin e fundit të bisedimeve, në hapësirat e MASH.” – tha Arbër Ademi, ministër i Arsimit dhe Shkencës

Grevën e paralajmëruar, anëtarët e sindikatës së arsimit  e anuluan, për shkak të siç thonë, dialogut konstruktiv me ministrinë.

“Morëm vendim unanim që greva të anulohet deri në sqarimin ose dhënien e ofertës përfundimtare nga ministri i arsimit në bazë të kërkesës sonë.” -shprehet Jakim Nedelkovski, Kryetar i SASHK-ut.

Një pjesë e kërkesave të cilat sindikata e arsimit i kërkon nga ministria e arsimit dhe qeveria është rritja e pagave, e cila do të jetë më e lartë se 10% dhe do të fillojë nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Nga ana tjetër, propozimi i deritanishëm i MASH është që pagat të rriten për 10% nga muaji prill. Ministri Ademi takim zyrtar me përfaqësuesit e SASHK-ut ka paralajmëruar për ditën e nesërme. /Verica Dimitrijevska/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia