close
SHORTIIIIIIIIIIIII

UEFA do të përsërisë shortin e 1/8-ve të Ligës së Kampionëve në orën 15:00 pas një gabimi teknik në të cilën u përfshinë Atletico Madrid, Liverpool dhe Manchester United.

Pasi të dytët e grupit B, Atletico Madrid u hodhën në short, kundërshtarët e tyre të mundshëm të 16-ta të fundit ishin të gjithë fituesit e grupit të cilët futen në një vazo të veçantë, por United nuk u përfshi.

Ekipet që përballen në fazën e grupeve supozohet të shmangin njëra-tjetrën në shortin e 1/16.

United nuk u ka qenë në të njëjtin grup me Atletico, por Liverpool u përball dhe skuadra e Jurgen Klopp u fut gabimisht në vazon për të luajtur sërish me Atletico – të cilët më pas shorti i vuri kundër Bayern Munich.

Shorti i mëparshëm vuri United ndaj Paris Saint-Germain, ndërsa Liverpool kundër Salzburgut./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia