close
Top LajmeVendi

AOGJSH: Dita e dytë e protestës – ende s’ka ftesë nga qeveria (VIDEO)

ferwa

DEANOVSKI: KËRKOJMË PAGA PËR JETË DINJITOZE

Të punësuarit në administratë dhe gjyqësor edhe sot kanë bojkotuar për dy orë punën, nga ora 10 deri në 12 , në shenjë revolte për pakënaqësitë rreth pagës së tyre. Kryetarit të Sindikatës të të punësuarve në administratë dhe gjyqësor Trpe Deanovski dalja në grevë është më se e kënaqshme. Ai tha se, nuk kanë asnjë informacion nga Qeveria dhe nuk kanë marrë ende ftesë për mbledhje.

TRPE DEANOVSKI, KRYETAR I SINDIKATËS SË AOGJSH

“Nuk kërkojmë paga për luks, nuk kërkojmë për asgjë tjetër, kërkojmë paga për jetë dinjitoze. Këto të punësuar që i shihni pas nesh edhe sot do të marrin pagë nën minimalen, sepse nuk janë ndryshuar ligjet e posaçme. Shteti nuk i respekton ligjet që vet i sjell. Edhe kryetari i LSM tha dje, do të kërkojnë nga inspektoratet kompetent, inspektorët të kontrollojnë, ndërsa sa do të arrijnë inspektorët të dënojnë shtetin do të shohim”.

Deanovski shtoi se, nëse nuk zgjidhet problemi do të vendosin se në cilën mënyrë dhe se si do të vazhdojnë protestat.

Ndërkohë, kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Darko Dimovski edhe përkrah asaj që janë kufizuar çmimet dhe marzhat e produkteve bazë, shporta e konsumatorit e tregon të kundërtën.

DARKO DIMOVSKI, KRYETAR I LSM

“Momentalisht, shporta e konsumatorëve për mars është 36,687 dhe e dimë se në janar e njëjta ka qenë 35,811. Kjo tregon qartë se është e domosdoshme që të ndodh sa më shpejtë rritje lineare e të gjitha pagave”.

Të punësuarit në administratë dhe gjyqësor kërkojnë pagesën e pagës minimale dhe rritje lineare të pagave të të gjithë punëtorëve për 2.806 denarë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski dje deklaroi se, mbetet në qëndrimin se të gjitha pagat duhet të rriten, megjithatë ajo rritje sipas tij, duhet të bëhet përmes kornizës metodologjike e cila nuk do të bëhet menjëherë në një moment sepse mund të shkaktojë presion shtesë të inflacionit. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia