Apasiev: Mbështetje për serbët e shtypur në Kosovë

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe njëherit kreu i partisë “E Majta”, Dimitar Apasiev, ka reaguar në lidhje me ngjarjet e fundit në veri të Kosovës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Apasiev në rrjetin social facebook shkruan “Mbështetje për serbët e shtypur në Kosovë dhe Metohi”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ndryshe Dimitar Apasiev në RMV njihet si përkrahës i politikës ruse dhe kundërshtues i politikave të vendit për anëtarësim në NATO dhe BE, ku këtë të fundit e dëshmoi edhe me kundërshtimin e propozimit francez që hapte rrugën RMV për negociatat me BE.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës pati vendosur që më 1 gusht do të niste lëshimi i të ashtuquajturave dokumente për hyrje-dalje për të gjithë shtetasit e Serbisë që hyjnë në Kosovë. Mirëpo kjo shkaktoi tensione dhe reagime të shumta nga pala serbe që filluan të dielën, ku serbët lokalë në veri të Kosovës  bllokuan me kamionë dhe me mjete tjera, rrugët që çojnë drejt dy pikëkalimeve kufitare, të cilat lidhin Kosovën dhe Serbinë – Jarinjë dhe Bërnjak./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share