close
Top LajmeVendi

APELI PRANOI GARANCINË PREJ MBI 11 MILIONË EUROVE, MIJALLKOV LIROHET NGA PARABURGIMI

Saso-Mijalkov-1600-EPA-EFEGEORGI-LICOVSKI-1280×721

Pasi Gjykata e Apelit –Shkup, pranoi garancinë prej 11.106.501 eurove. Ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, po lirohet  nga paraburgimi.

Pas pranimit të ankesës dhe garancisë prej 11 milionë eurove, Gjykatësit e Apelit ndaj tij kanë vendosur masën e sigurimit, duke i konfiskuar pasaportën si dhe kanë detyruar për t’u paraqitur në gjykatë.

Mijallkov, do duhet të lirohet nga paraburgimi, pas përfundimit të  procedurave administrative, duke lënë garancë pronën e ofruar dhe se nuk do të arratiset.

Ai, po vuan paraburgimin për rastin “Thesari”, dhe është I dënuar me tetë vite burg./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia