close
Bota

APELI REFUZON KËRKESËN E TRUMP, HETUESVE I PRIVOHEN DOSJET PËR SULMIN E 6 JANARIT

capitol-1-696×466-1.jpg

Gjykata e Apelit në Shtete e Bashkuara hodhi poshtë kërkesën e Donald Trump për të bllokuar hetimin e dokumenteve të Shtëpisë së Bardhë, për sulmin e 6 Janarit ndaj Kongresit.

Gjykatësit thanë se kërkesa e Trump nuk ka baza ligjore për të ushtruar të drejtën ekskluzive të ish-presidentit, që të ndalojë hapjen e dosjeve.

Anëtarët demokratë të komisionit hetimor të dhomës së ulët kanë kërkuar të këqyrin faktet, që mund të provojnë se Trump kishte dijeni për sulmin e mbështetësve të tij ndaj Kongresit. Ish-presidenti thotë se do ta çojë këtë çështje deri në Gjykatën e Lartë.

Tv Klan

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia