close
Rajoni

Aplikimi i Kosovës në këshillin e Evropës – reagime nga Beogradi

ke

DASH: KOSOVA DHE SERBIA I ZGJEDHIN VETË PRIORITETET PËR POLITIKË TË JASHTME

Serbia ka kërcënuar anëtaret e Këshillit të Evropës për Kosovën.

Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Selakoviq ka thënë sepas vendimit të Kosovës për të aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës, ai ka dorëzuar katër nota diplomatike nga vendet e gatshme për të tërhequr njohjen e Kosovës, duke shtuar se shënimet do të bëhen publike nëse është e nevojshme.

“Këshilli i Sigurisë autorizoi Vuçiqin që ta informojë opinionin e gjerë se për cilat shtete bëhet fjalë në momentin kur e sheh të nevojshme.Me këtë gjest duam t’u japim një shans vendeve të Këshillit të Evropës që të mos iniciojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës në qershor. Ne po tregojmë gatishmëri për të arritur një zgjidhje përmes dialogut” ka thënë Selakoviq.

Vuciq kishte thënë se Kosova ka shkelur marrëveshjen e ëashingtonit pasi ka aplikuar për tu anëtarësuar në Këshillin e Evropës.

Departamenti Amerikan i Shtetit vlerëson se Kosova dhe Serbia janë vende sovrane me të drejtë të vendosin prioritetet e tyre të politikës së jashtme.

“Moratoriumi u krijua për të zgjeruar hapësirën për diskutim dhe kompromis mes Kosovës dhe Serbisë, që besojmë se është në interesat strategjike të të dyja vendeve. Ne besojmë se Dialogu i ndërmjetësuar nga BE për normalizimin e marrëdhënieve të tyre është thelbësor për të dy vendet për të zhbllokuar të ardhmen e tyre evropiane dhe për të nxitur angazhimin e tyre urgjent, fleksibël dhe serioz në atë proces”, thuhet në reagimin e DASH-it.

Autoritetet e Kosovës të enjten zyrtarisht aplikuan në këtë organizatë e cila merret me të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia