close
Bota

Apokalips nga përmbytjet në Sydney

weather

Qindra banorë të tjerë të Sidneit u urdhëruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre, disa për herë të dytë brenda një muaji. Lumenjtë dolën nga shtrati duke shkaktuar dëme të mëdha materiale e duke përmbytur mijëra shtëpi. Stuhia e fuqishme solli reshje të mëdha në shumë qytete.

Një burrë u gjet i vdekur pasi automjeti i tij u përfshi nga përmbytjet në jugperëndim të qytetit. Rrugët u zhytën në ujë dhe shtëpitë dhe bizneset u përmbytën. Më shumë se 4000 banorë po përballen me evakuime nga përmbytjet.

Ndërsa reshjet kanë filluar të zbuten në shumicën e vendeve, nivelet e lumenjve të vazhdojnë të rriten. Meteorologët parashikojnë që gjatë orëve në vijim reshjet të ulin intensitetin e tyre.

Bregdeti lindor i Australisë është goditur nga moti i egër në gjashtë javët e fundit me disa rajone që ende luftojnë për të pastruar tonelata mbeturinash pasi përmbytjet shkatërruese përmbytën qytete të tëra.

Shiu i rrëmbyeshëm ka rritur gjithashtu rrëshqitjeve të dheut, me Sidnein që nga marsi e deri më tani ka regjistruar reshje rekord më shumë se mesatarja e shirave vjetore.

Klan News

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia