close
Sport

Arda Turan: Realin nuk e shikojë në TV.

arda-turan-atletico-madrid

Arda Turan është gjithnjë e më pranë Barcelonës dhe këtë e konfirmon edhe në intervistën dhënë për revistën ‘Libero’. Ai thekson se Real Madridin nuk e shikon as në TV:

“E dua futbollin, nuk është vetëm profesion i imi, është pjesë fundamentale e jetës sime. Barcelonën shpesh e shikoj në TV, Real Madridin jo (qeshet), do të doja ta shihja edhe Atleticon, por nuk mundem sepse aty jam duke luajtur”, – tha mesfushori turk.

I pyetur se cili është idoli i tij ai shtoi: “Idoli im? Emre Belozoglu kur luante në Galatasaray, kurse tash Iniesta. Ai është i moshës sime, por nuk brengosem për këtë. E admiroj atë”.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia