close
Sport

“ARENA KOMBËTARE”: RAMA TAKON DUKËN  

no thumb

Presidenti i FSHF, Armand Duka ka zhvilluar një takim me kryeministrin Rama për projektin e stadiumin të ri kombëtar që do të ndërtohet mbi rrënojat e “Qemal Stafës”.

Në takim kanë qenë të pranishëm edhe disa arkitektë italiane, pasi është pikërisht projekti italian që parashikon impiantin me kapacitet 22 mijë vende. Stadiumi i ri është një premtim i kryeministrit Rama pas kualifikimit të Shqipërisë në Kampionatin Europian.
Prishja e “Qemal Stafës” pritet që të nisë në Janar të 2016, ndërsa përfundimi i punimeve parashikohet më 2018.
Projekti do të investohet nga qeveria shqiptare dhe Federata Shqiptare e Futbollit. /Agjencitë e lajmeve/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia