close
Vendi

ARKIVI I TV KLAN: PANAIRI I LIBRIT TETOVA 2000

E2FDF0F6-F118-4810-A5E3-493D7C779EAF

ARKIVI I TV KLAN: PANAIRI I LIBRIT TETOVA 2000


Tv Klan në kanalin zyrtar në YouTube publikon kronika lajmesh nga arkiva e këtij Televizioni. Aktualisht publikohen video-kronika që datojnë para dy dekadave më saktësisht nga Viti 2000. Gjatë ditës së sotme është publikuar kronika televizive e Tv Klan realizuar në Tetorin e vitit 2000 e që flet për mbylljen me sukses të Panairit të Librit “Tetova 2000” . Pamjet që duken në këtë kronikë të vitit 2000 dëshmojnë për një kohë kur Panairi I Librit në Tetovës ishte festë mbarëkombëtare, si nga pjesëmarrja e shtëpive botuese, titujve të librave, por edhe nga vizita e panairit dhe blerja e librave.

Më poshtë është teksti I gazetares Fjodora Fjora ku përshkruhet atmsofera në këtë panair, bashkangjitur me videon e arkivës së lajmeve të vvitit 2000.

 

LAJME ARKIVA 2000

Panairi i librit shqiptar “Tetor 2000” ka mbyllur dyert pas 5 ditëve nga hapja e tij më 8 nëntor. Në këtë aktivitet të madh të kulturës shqiptare morën pjesë rreth 70 shtëpi botuese nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Ky panair u organizua nga shoqata e botuesve shqiptarë të Maqedonisë në bashkëpunim me lidhjen e botuesve shqiptarë dhe e mbështetur nga këshilli i Komunës së Tetovës dhe pallati i kulturës i këtij qyteti.

Interesimi i popullsisë shqiptare për librin shqiptar në këtë panair ishte shumë i madh. Vizitorët e shumtë kishin ardhur nga krahina të shumta të Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë Lindore. Ky aktivitet u quajt festa e madhe e kulturës shqiptare. Librat më të shitur ishin ato të Ismail Kadaresë, Lasgush Poradecit e të tjerë. Në vitrinë ishin rreth 7 mijë tituj librash të paraqitur në një sipërfaqe prej 1000 metrash katrorë.

Mendimi i hedhur nga botuesit dhe pjesëmarrësit në këtë panair libri , ishte që takime të tilla për librin dhe kulturën mbarëshqiptare të zhvillohen të paktën një herë në gjashtë muaj./tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia