Armando Broja nuk shitet

Sulmuesi parashikohet si pjesë e skuadrës së Chelsea

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Trajneri i Chelsea, Thomas Tuchel, ka insistuar se Armando Broja nuk do të shitet këtë verë. Broja është pjesë e skuadrës së Chelsea që po bën turne në SHBA si pjesë e përgatitjeve parasezonale dhe Tuchel u ka thënë gazetarëve se futbollisti nuk është pjesë e merkatos.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Armando është lojtari ynë para së gjithash dhe ne për momentin nuk kemi asnjë interes ta shesim. Është mirë nëse ka interes pasi na tregon se ka talent dhe potencial. Kur do të bëhet lojtar i Chelsea? Askush nuk e di, por shpresojmë sa më shpejt që të jetë e mundur. Ai pati një aksident të vogël në stërvitje me kontrollin e topit. Jemi me fat dhe të lumtur që ai nuk u lëndua”.

Sulmuesi shqiptar është subjekt i interesimit nga Newcastle, West Ham dhe Southampton, ku ai kaloi sezonin e kaluar në huazim. Broja mori një dëmtim të tendinës së Akilit në stërvitje. Pritet rikuperimi i shpejtë dhe aktivizimi në ndeshjet miqësore që skuadra do të zhvillojë në SHBA.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share