close
Rajoni

ARMATIMI RUS: UASHINGTONI PARALAJMËRON SERBINË

Screenshot_6

Diplomati amerikan Zarzecki në Beograd


Ky është momentin kur në Serbi arriten për herë të parë sistemet anti raketore ruse S-400. Kjo gjë është pritur me gëzim dhe krenari në ushtrimin “Mbrojtja slave”. Por, kjo ka kushtuar Beogradin me arritjen e një përfaqësuesi të lartë për sanksionet nga Uashingtoni. Presidenti, Aleksandar Vuçiq, i cili kishte dhënë përshtypjen se gjithçka ishte zgjidhur pas vizitës së të dërguarit për Ballkanin, Mathew Palmer, ka thënë se qytetarët nuk duhet të brengosen. Thomas Zarzecki, shef për sanksionet është takuar me ministrin e Jashtëm, Ivica Daçiq. Ministri serb tha se nuk do të ketë sanksione.

“Porosia kryesore ka qenë që ne duam marrëdhënie të hapura, transparente, nuk kemi cfarë të fshehim dhe nuk kemi qëllim të futemi në konflikt me SHBA.”-tha Ivica Daçiq, ministër i Punëve të Jashtme.

Analisti ushtarak, Alleksandar Radic, thekson se këtu nuk bëhet fjalë për NATO-në, por për Amerikën. Serbia, thotë ai, nëse arrinë ti tolerohen kontratat ekzistuese, mund të ndahet mirë.

“Serbia është futur në fazën e dytë të IPA, dokumentit që e sjellë para dyerve të NATO-s, por pa kërkesë për anëtarësi. Kjo është lojë e dyfishtë: në njërën anë partneriteti dhe ana tjetër blenë armë nga Rusia. Do të kishte qenë interesante të dëgjohej si e kanë sqaruar para amerikanëve ku është Serbia më shumë në Perëndim apo në Lindje?”-deklaroi Aleksandar Radiq, analist ushtarak.

Serbia nuk ka fshehur që është duke investuar në Serbi. Vlerësohet se deri në vitin 2020 investimet do kenë arritur 1 miliardë euro. Këtu nuk kanë munguar edhe ushtrimet e vazhdueshme ushtarake dhe paradat. Neutrale ushtarakisht, por në partneritet me NATO-në dhe forcat amerikane. Sqarimet kanë qenë se të gjithë po armatosen.
Stevan Gajic, thotë se Serbia duhet të jetë neutral ushtarakisht, por sanksionet do të ishin simbolikte. Evropa, beson Gajic, ka humbur në Ballkan.

“Serbia prej vitesh ka një politikë skizofrene të jashtme. Vuciq bën politika klintoniste, kurse Dacic lobon për tërheqjen e pavarësisë së Kosovës e Metohisë. Kështu është në shumë gjëra dhe andaj Serbia ka marrëdhënie më të larta me NATO-n dhe ushtrime ushtarake me Rusinë dhe Kinën” –shprehet Stevan Gajiq, Instituti për Studime Evropiane.

Serbia ka eksperiencë me sanksionet nga vitet ’90. Tani ato për herë të parë u përmenden nga Palmer. Amerikanët nuk kanë thënë nëse do të ketë apo jo masa të tilla. /Idro Seferi, Beograd/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia