close
Top LajmeVendi

ARMEND ARSLLANI DO TA ZËVENDËSOJË ASIM MUSËN

Screenshot_6

Opozita shfrytëzon rastin për ta sulmuar Kryeministrin


Me rreth dy orë vonesë filloi seanca për emërimin e zëvendësit të Asim Musës, zëvendësministrit të Shëndetësisë, i cili pasi u xhirua nga gazetarët si se merr para, dha dorëheqje. Fillimisht, në bazë të procedurës, kryeministri Zaev e lexoi biografinë e personit që do të duhet ta zëvendësoj Musën, e ai është Armend Arsllani.
Por ashtu siç pritej opozita e shfrytëzoi mundësinë që ta sulmon kryeministrin edhe për çështje tjera.

“Dua t’u falënderoj për ajrin e pastër në këtë sallë, që nuk është i ndotur si jashtë. Më lejoni ta uroj realizimin e qëllimit strategjik të vendit me anëtarësimin në Unionin e madh me Shqipërinë dhe Serbinë. Me shumë gjasa rrugës deri në anëtarësimin në këtë union, nuk do t’i shfrytëzojmë veturat e vjetra të ndihmës së shpejtë, por Mercedesin e Gruevskit.” –tha Ilija Dimovski, deputet i VMRO DPMNE-së.

“Zoti Dimovski, është e qartë se jeni kundër bashkëpunimit me fqinjët tanë…” -deklaroi Kryeministri i vendit Zoran Zaev.

Madje kishte sugjerimet e veta për zëvendësin e Musës.

“Do t’ju lusja që këtë pikë ta largoni nga rendi i ditës dhe propozoj që zëvendësministër i Shëndetësisë të emërohet ai djali i ri nga Gazi Baba që i fiton të gjithë tenderët të mëdhenj milionësh. Mendoj që kështu do të jemi më praktik.” –shprehet Ilija Dimovski, deputet i VMRO DPMNE-së.

“Unë për dallim nga kolegu Dimovski, propozoj që si zëvendësministër për Shëndetësi ta emëroni mjeken Irina Manovska Stavridis sepse ajo është sinonim për tenderët dhe korrupsionin në Shëndetësi.” vlerëson Antonio Milloshoski, deputet i VMRO DPMNE-së.

Kryeministri luti deputetët e opozitës që të respektojnë dinjitetin e zëvendësministrit dhe mjekëve tjerë që u përmendën nga foltorja e kuvendit sepse sipas tij, ata para se gjithash janë mjekë. Për fjalë u paraqitën edhe shumë deputet tjerë të opozitës, që kryesish flisnin jashtë temës së diskutimit. /Furkan Saliu/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia