close
Bota

ARMENIA KONFIRMON RASTIN E PARË ME KORONAVIRUS

Screenshot_6

Armenia ka shënuar rastin e parë me koronavirus. Një burrë, 29 vjeç, i cili së bashku me bashkëshorten e tij ishte kthyer nga Irani, është infektuar me koronavirusin e ri. Kryeministri armen, Nikol Pashinian, përmes një postimi në Facebook, njoftoi se burri i infektuar – shtetas armen – kishte udhëtuar me avion nga Teherani për në Armeni më 28 shkurt. Më pas ai kishte shkuar në spital për trajtim mjekësor. Sipas kryeministrit armen, pacienti është në gjendje të mirë shëndetësore. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia