close
Bota

ARMENISË I DALIN LLOGARITË KEQ NË KARABAK

F05D1DAC-CE18-4276-A87C-3568E65301A0

FORCAT AZERE I KTHEJNË MBRAPSHT, ÇLIROJNË EDHE ZONAT E PUSHTUARA


Ajo që nisi si përgjigje ndaj forcave armene që goditën fshatrat kufitarë mëngjesin e së dielës, tani është shndërruar në ndërhyrje ushtarake nga Azerbajxhani për të çliruar zonat që i konsideron të pushtuara nga fqinjët.

Siç raportojnë mediat në Baku, forcat azere kanë avancuar në zonë dhe deri tani janë çliruar disa prej fshatrave në rajonin e Karabakut. Mes tyre është edhe zona kufitare me Iranin, nga ku sipas autoriteteve azere, Teherani transporton armë e municione për Armeninë.

Deri tani janë neutralizuar mbi 2300 ushtarë armenë, shumë prej tyre të vdekur dhe të tjerë të plagosur. Po ashtu janë shkatërruar rreth 130 tanke dhe mjete të blinduara, mbi 200 sisteme artilerie dhe raketore, rreth 25 sisteme kundërajrore, 6 pozicione të komandimit.

Kur luftimet kanë hyrë në ditën e katërt, qindra civilë kanë mbetur viktimë nga të dyja palët. Ndërkohë ndërkombëtarët kanë bërë thirrje për armëpushim dhe qetësim të situatës. Ndryshe mendon Turqia, sipas së cilës, Azerbajxhani duhet të vijojë përpjekjet për të çliruar rajonet e pushtuara./tvklan

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia