Partia konservatore gjermane, Unioni Demokristian ka zgjedhur Armin Laschet, kryetar të ri të partisë.Lashet, 59 vjeç, ka mposhtur në garën zgjedhore konservatorin, njëherësh rivalin e kancelares Angela Merkel, Friedrich Merz.Në konventën partiake, që u mbajt online për shkak të pandemisë së koronavirusit, Lashet fitoi 521 vota dhe Merz 466. Zgjedhjet e brendshme në CDU vijnë pasi kanclerja Angela Merkel ka paralajmëruar largimin nga politika më vonë gjatë këtij viti. /KlanMacedonia
ARMIN LASHET ZGJIDHET KRYETARI I RI I CDU-së
previous article