Armata e Maqedonisë së Veriut si vend i 30-të i NATO-s për herë të parë në mënyrë të drejtpërdrejtë do të jetë pjesëmarrëse në Misionin e KFOR-it. Nesër, në rotacionin e parë, 44 pjesëtarë të ARMV-së, do të dërgohen në misionin e NATO-s në Kosovë, që do të vendosen në komandën kryesore për Misionin dhe komandën “Perëndimi”.
Nga ARMV-ja ka njoftuar se lidhur me këtë mission pjesëtarët e armatës e kanë kaluar procesin e domosdoshëm të trajnimit, përgatitje dhe selektimit ku janë stërvitur për kryerjen e detyrave që I presin gjatë misionit. /KlanMacedonia