close
Top LajmeVendi

ARMV-ja PËR HERË TË PARË ME MISION SI ANËTARE E NATO-s

8581BD83-B5E4-482D-8853-3F18CA6BE0EA

44 USHTARË NË MISIONIN E KFOR-it NË KOSOVË


 Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut si anëtare e 30-të e NATO-s për herë të parë në mënyrë të drejtpërdrejtë merr pjesë në misionin KFOR-it. Rotacioni i parë është i përbërë nga oficerë të shtabit dhe tog për sigurie, të cilët do të sistemohen në komandën kryesore të misionit dhe komandës “Perëndim”.Me praninë e kreut më të lartë ushtarak dhe shtetëror në kazermën “Ilinden” në Shkup, u realizua solemniteti ushtarak me rastin e dërgimin të kontigjentit të parë të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në misionin e KFOR-it.

Para 20 viteve, kur u bëmë vend-kandidat për në NATO e dinim që anëtarësimi në aleancën më të fuqishme ushtarake paraqet një përparësi të madhe për sigurinë tonë, por edhe obligime dhe përgjegjësi – tha Presidenti I vendit Stevo Pendarovski.

Misioni I KFOR-it filloi para 21 viteve si përjigje të krizës së madhe ushtarake dhe humanitare, dhe ky mission solli paqë dhe siguri për qytetarët e Kosovës, por edhe stabilizimit të rajonit. Prezenca jonë e ardhshme në Kosovë me 44 ushtarë flet qartë për rëndësinë që I kushtojmë këtij misioni” tha Presidenti Stevo Pendarovski

Maqedonia e Veriut është plotësisht e përkushtuar ndaj obligimeve si anëtare e re e NATO-s dhe po kontribuon si një aleat dinjitoz- theksoi Kryeministri Zaev në këtë solemnitet duke u zotuar se do të vazhdohet me kycjen në operacionet dhe Misionet e NATO-s për t`u adaptuar në prioritetet e sigurisë. 

“I takojmë një rajoni që ende po përballet me sfida të ndryshme dhe për këtë shkak jemi të bindur se ekziston nevoja për perspektivë të qartë në NATO dhe BE. Ballkani perëndimor nuk është ishull I izoluar. Ai në në mënyrë të pandashme është I lidhur me vlerat evropiano-perëndimore dhe transatlantike. RMV-ja do të vazhdojë të jetë promotor I politikës rajonale dhe bashkëpunimit në mbrojtje dhe dialogur, përmes strukturimit të aktiviteteve dhe nismave rajonale” tha Kryeministri Zoran Zaev

Obligimi ynë është që të investojmë në sigurinë erajonit – tha Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska duke shtuar se po japim kontribut në stabnilitetin rajonal, që Ballkani të jetë më I qetë dhe vend më prosperues për të jetuar.

 “Treguam se kush janë cilësitë tona në shumë vende të largëta. Prej tash do ta tregojmë vendin tonë edhe në rajon. Anëtarësimi në NATO do të thotë siguri për ne nën ombrellën kolektive të Aleancës, anëtarësim që sjell edhe shumë përgjegjësi” tha Ministrja e Mbrojtjes, Radmila Sheqerinska 

44 pjesëtarë të ARMV-së, do të dërgohen në misionin e NATO-s në Kosovë, që do të vendosen në komandën kryesore për Misionin dhe komandën “Perëndimi”.  Nga ARMV-ja ka njoftuar se lidhur me këtë mission pjesëtarët e armatës e kanë kaluar procesin e domosdoshëm të trajnimit, përgatitje dhe selektimit ku janë stërvitur për kryerjen e detyrave që I presin gjatë misionit.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia