close
Top LajmeVendi

ARRATISJA E GRUEVSKIT: PARTITË KËRKOJNË PËRGJEGJËSI NGA INSTITUCIONET

auto_7e2250bbe089add8d6eeb068884d951215421186711542118710

Zaev shpreson se Hungaria do të respektojë procedurat


Në mënyrë të ashpër dhe kategorike i hedh poshtë të gjitha spekulimet për ndonjë marrëveshje politike me Nikolla Gruevskin ai herët apo vonë do të kthehet në vend dhe do ta vuaj dënimin ka theksuar kryeministi Zoran Zaev duke shpresuar se Hungaria si shtet  i BE-së  nuk do të lejoj që të shkelen marrëveshjet ndërkombëtare.

Gjyqësori është i pavarur nga pushteti ekzekutiv, parlamentar dhe nga ai lokal, e gjyqësori sigurisht do t’i ndërmerr vendimet e veta larg ndikimeve të jashtme. Unë e kam thënë çdoherë, ai që është i pafajshëm dhe nuk ka dëshmi, nuk duhet të përgjigjet. Unë them se ai u arratis si frikacak. Ai tha se është i gatshëm që për Maqedoninë të shkojë në burg, tha se është i gatshëm që të dënohet për të tjetër, ndërsa kur erdhi momenti, ai u largua si frikacak nga shteti”, tha mes tjerash Zaev.

Nga opozita me akuza për presion dhe përndjekje politike. Siç thonë përndjekje bëhet ndaj anëtarëve të partisë që ndiqen përgjohen dhe janë nën presion të vazhdueshëm. Nga kjo parti nuk pajtohen me mënyrën e arratisjes së Gruevskit.

“Lidhur me këtë akt VMRO-DPMNE-ja nuk pajtohet me arratisjen e Nikolla Gruevskit. Ky nuk është opsion, madje kur dihet se bëhet fjalë për përndjekje politike. Në këtë mënyrë cënohen persona të tjerë që gjithashtu janë cak i përndjekjeve.” -thonë nga VMRO-DPMNE-ja.

Artan Grubi nga BDI-ja ka përgenjështruar informacionet se kjo parti ka pasur njohuri rreth arratisjes së ish kryeministrit Nikolla Gruevski. Edhe integristët kërkojnë përgjegjësi nga institucionet.

Lideri i ASH Ziadin Sela ka kërkuar që kryeministri Zoran Zaev të jap dorëheqje dhe të formohet qeveri ekspertësh. Ai ka kërkuar përgjegjësi nga të gjitha institucionet dhe të hapet procedur ndaj atyre për të cilat ka njohuri se kanë organizuar dhe ndihmuar aratisjen e gruevskit.

Kërkesa të njëjta parashtuan edhe nga Lëvizja Besa e Bilal Kasamit. Deputeti Fadil zendeli ka kërkuar përgjegjësi nga ata që lejuan që ish-kryeministri, në vend që të jetë në burg është në Budapest.

Mungesa e ish-kryeministrit, gjegjësisht deputetit Nikolla Gruevski në seancat kuvendore nuk do të trajtohet si e arsyeshme. Rroga e tij do të zvogëlohet për 5% në çdo tre mungesa nga seancat plenare. Këtë e kanë vendosur koordinatorët e grupeve parlamentare dhe nënkryetarët e Kuvendit të cilët kanë marrë pjesë në koordinimin te kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi. Në takim janë marrë vesh që pas gjashtë muajve mungesë të paarsyeshme, përsëri të vendoset në rend dite që Gruevskit t’i merret mandati i deputetit. /Klan Maqedoni

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia