Arrestohen dy kontrabandues të migrantëve nga Tetova

Ministria e Punëve të Brendshme njoftonë se më datën 12.06.2022 në ora 22.30 minuta nëpunës policorë të Stacionit Policor për Kalim Kufitar dhe Mbikqyrje Kufitare Bogorodicë, në autostradën Bogorodicë-Gjevgjeli i kanë privuar nga liria B.A. (35) dhe I.A. (63). të dy nga Tetova. Në të vërtetë, gjatë kontrollit të realizuar në automjetin ”bmw”, me targa regjistrimi të Gostivarit, i drejtuar nga B.A. në të cilin si bashkëudhëtar ka qenë I.A. janë gjetur 10 persona-migrantë nga Siria. Personat migrantë janë transferuar në Qendrën Tranzitore Pranuese ”Vinojug” në Gjevgjeli, kurse B.A. dhe I.A. janë arrestuar në stacion policor për procedurë të mëtejme. Në koordinim me Prokuror Publik, pas dokumentimit të plotë të rastit kundër B.A. dhe I.A. do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share